Ja si e quan Vjosa Osmanin znj.Musliu
Ndaj presidentes Osmani dhe fjalimit të saj, ka reaguar edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kjo e fundit ka kritikuar ashpër të parën e shtetit pasi ajo nuk përmendi krerët e UÇK-së në fjalimin e saj, shkruan lajmi.net.
Në një postim në Facebook, Musliu i referohet si “grua e llastuar” Osmanit.
Postimi i plotë i Musliut:
Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë.
Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa.
Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë. /Lajmi.net/