Quni: Kërkesën për raketat ‘’Javelina’’ e kam bërë unë

0

Ish-ministri i Mbrojtjes nga LDK-ja, në kohën e Qeverisë Kurti 1, Anton Quni ka thënë se kërkesa për raketat ‘’Javelina’’ është bërë gjatë kohës sa ai ishte ministër.

Sipas Qunit kjo kërkesë ishte përkrahur edhe nga ana e ish-ministrave tjerë të mbrotjes.

“Për sistemin Javelin, është folur në kohën time. Në kohën kur unë isha Ministër, janë specifikuar kërkesat e tjera. Por, edhe i kam mbështetur edhe kërkesat tjera që janë bërë shumë më herët nga ish ministri Rrustem Berisha. Unë mendoj që të gjithë ministrat që kanë kaluar nëpër atë Ministri, kanë qenë në nivelin e detyrave, ju kanë përmbajtur planit të tranzicionit të FSK-së. Është një kontinitet i zhvillimeve, gjithnjë sipas raporteve që i kemi me shtetet partnere.”, deklaroi Quni në Tëvë1.

Lidhur me këto raketa është deklaruar edhe Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci tha se ky sistem mund të përdorët nga Ushtria e Kosovës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *