Vendimi i Gjykatës së Apelit: Ja me sa vite burg dënohet Salih Mustafa “Cali”

0

Gjykata e Apelit në Hagë e ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg. Pra i ka ulur 4 vjet nga dënimi i shkallës së parë.

Të gjitha ankesat e Salih Mustafës janë refuzuar, përveç faktit se trupi gjykues, sipas Apelit, ka tejkaluar kompetencat në lartësinë e dënimit.

Kjo duke mos marrë parasysh dënimet në Kosovë që kanë qenë për krime lufte. Andaj, bazuar në këtë, Apeli i ka ulur 4 vjet.

Në shkallën e parë, Mustafa ishtë dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Cali u dënua me 26 vjet dënim unik.

“Paneli i Apelit konstaton se analiza e trupit gjykues për legjislacionin shtetëror është e pamjaftueshme. Për këtë qëllim dhe lidhur me argumentin se dënimi është i lartë, Apeli ka analizuar jurisprudencën e ligjit të Kosovës, dhe dënimet atje. Dënimet nuk mund të zhvendosen lehtë nga një çështje në tjetrën. Paneli i Apelit konstaton se në rastet e Tribunalit të Hagës dhe gjykatat e Kosovës për krime lufte të krahasuar me rastin e Mustafës, dënimet e dhëna ishin më të shkurtra, ndonëse plotësisht i vetëdijshëm për diskrecionin, paneli konstaton se mospërputhja midis dënimit të z.Mustafa dhe dënimeve që analizoi paneli, tregon se trupi gjykues i tejkaloi kufinjtë e diskrecionit në këtë rast. Paneli i Apelit gjykon se duke dhënë z.Mustafa dënim jashtë proporcionit të arsyeshëm kohor me një varg dënimesh të ngjashme trupi gjykues ka kryer gabim të dallueshëm. Paneli i Apelit rrjedhimisht e gjykon të përshtatshme që dënimet individuale t’i ulë në dënime si vijon:

“8 vjet burg për pikën 1 për ndalim arbitrar. 20 vjet për burgim për pikën 3 për torturë dhe së treti 22 për pikën 4 të aktakuzës për vrasjen e paligjshme. Në përputhje me këtë Paneli duhet të përcaktojë në bazë të rregullës 163 duhet të pasqyrojë një dënim të njëhësuar. Në lidhje me këtë paneli gjykon se një dënim i njehsuar me 22 vjet burgim duke llogarit kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të Mustafës”, tha gjyqtarja Pichard.

NACIONALE SJELL VENDIMIN PA ASNJË NDËRHYRJE:

Konflikti jondërkombëtar: Z.Mustafa kundërshtoi cilësimin e konfliktit si konflikt i armatosur jondërkombëtar. Sipas tij, ky cilësim e bënte të pavlefshme aktgjykimin, pasi vendimet ndaj tij bazoheshin në nenin 14. Paneli konstaton se trupi gjykues zbatoi kriteret e sakta për ekzistencën e konfliktit jondërkombëtar gjatë asaj kohe. Mustafa nuk ka arritur të vërtetojë se trupi gjykues gaboi se nga maji 1998 UÇK-ja kishte karakteristika të mjaftueshme të grupi të armatosur që ishte në gjendje të përfshihej në konflikt jondërkombëtar. Konstaton se z.Mustafa nuk ka arritur të vërtetojë se trupi gjykues, dhe rrëzon pikën 1 të Apelit.

Provat: Në vijim ai paraqiti disa pika ku kundërshton lidhur me pranueshmërinë e provave dhe mbështetjen në to. Së pari, z.Mustafa kundërshtoi pranimin si provë prej trupit gjykues të deklaratës së tij dhënë ZPS-së dhe mbështetjen e trupit gjykues në të, me pretendimin se është shkelur e drejta për inkriminimin e tij. Paneli konstaton se deklarata e tij është bërë në përputhje me rregullën, paneli i Apelit gjykoi se Mustafa u informua në mënyrën e duhur se ishte i dyshuar dhe informacioni që mori përmbush kriteret e ligjit. Paneli i Apelit konstaton se për arsye të shtjelluara, nuk ka vërtetuar se është shkelur neni 32 për të mos inkriminuar veten. Z.Mustafa kundërshtoi pranimin si provë identifikimin e tij nga një dëshmitar, dhe mbështetjen e trupit gjykues në këtë identifikim, me pretendimin se është bërë i parregullt. Paneli i Apelit konstaton se z.Mustafa ka humbur të drejtën për të kundërshtuar pranueshmërinë e identifikimit, pasi nuk e ngriti këtë kundërshtim gjatë gjykimit. Rrëzon edhe këtë pikë të Apelit. Mustafa nuk ka vërtetuar që trupi gjykues pranoi si provë Listën e të burgosurve, trupi gjykues konstatoi tregues të mjaftueshëm të autenticitetit të këtij dokumenti. Paneli i Apelit rrëzon kundërshtimet e Mustafës. Në lidhje me deklaratën e dëshmitarit 04648, Mustafa nuk ka arritur të vërtetojë se trupi gjykues gaboi në deklaratën e tij, pasi trupi gjykues nuk u mbështet në asnjë pjesë të deklaratës së kundërshtuar. Mustafa nuk ka arritur të vërtetojë se pranoi si provë deklaratën 04712. Paneli i Apelit rrëzon kundërshtimet nga Mustafa ndaj konstatimeve të trupit gjykues.

Në disa pika, Mustafa pretendon disa gabime faktike lidhur me konstatimet e trupit gjykues se krimet ishin kryer në Zllash. Së pari, në lidhje me argumentin e z.Mustafa se trupi gjykues e etiketoi në mënyrë të parakohshme kompleksin në Zllash si ndalim, paneli konstaton se trupi gjykues ka diskrecion për të argumentuar aktgjykimet e tyre, dhe Mustafa nuk vërtetoi se trupi gjykues gaboi. Në lidhje me argumentin e z.Mustafa se trupi gjykues gaboi në konstatimin se kompleksi ishte i BIA-s, paneli i Apelit konstatoi se nuk ka vërejtur gabim në apelin e Mustafës. Paneli konstaton se argumentet e Mustafës janë të pabaza duke qenë se në aktakuzë ndaj tij janë ngritur 4 akuza për krime lufte të kryera në Zllash, pa saktësuar se në cilën prej ndërtesave ndodhën krimet.

Dëshmitarët: Paneli konstaton se z.Mustafa në disa raste shtrembëroi dëshmitë e dëshmitarë. Paneli konstaton se Mustafa nuk ka arritur të tregojë se asnjë gjykatës i arsyeshëm fakteshe do të mund të pranonte identifikimin që ia bënë dëshmitarët vendit të ndalimit. Në lidhje me argumentin se ZPS-ja ishte sygjestive kur tregoi fotografi të kompleksit në Zllash, paneli i Apelit konstaton se ai nuk arriti të paraqiste kundërshtim gjatë gjykimit dhe rrjedhimisht paneli konstaton se Mustafa e ka humbur të drejtën për të ngritur këtë pretendim. Paneli i Apelit rrëzon kundërshtimet në lidhje me konstatimet e trupit gjykues për vendin e krimeve. Paneli vëren se shumica e parashtrimeve të Mustafës nuk përmbushën kriteret formale për Apel. Paneli konstaton se veçanërisht në disa pika, pjesërisht parashtrimet e tij devijuan nga njoftimi për Apel dhe i rrëzon menjëherë. Trupi gjykues shtjelloi saktë metodologjinë lidhur me besueshmërinë e dëshmitarëve, paneli konstaton se trupi gjykues vlerësoi me kujdes besueshmërinë e dëshmitarëve. Paneli konstatoi se nuk u ofrua asnjë provë se trupi gjykues nuk gjykoi në mënyrë objektive dëshmitarët. Paneli vëren se në kundërshtim me pretendimin e Mustafës kur vlerësoi besueshmërinë, trupi gjykues shqyrtoi dëshmitë e tyre duke u bazuar në faktet dhe ngjarjet për të cilat ishin ftuar, faktorët e tjerë që mori trupi gjykues si lidhjet e ngushta me UÇK-në ose të akuzuarin, njëanshmërinë për ZPS-në, janë faktorë relevantë për besueshmërinë e dëshmitarëve, dhe marrja parasysh e tyre mbështetet. Paneli rrëzon kundërshtimet e Mustafës në këtë aspekt. Argumentet e Apelit janë jashtë kuadrit, Mustafa ka humbur të drejtën e kundërshtimit në apel meqë nuk e ka ngritur në gjykim, dhe nuk ka vërtetuar se trupi gjykues ka gabuar.

Alibia: Z.Mustafa kundërshtoi mos-marrjen parasysh të albisë. Paneli i Apelit nuk konstaton asnjë gabim juridik në mbrojtjen përmes alibisë të konstatuar nga trupi gjykues. Me të drejtë shqyrtoi nëse provat e alibisë mund të vërtetonin praninë e Mustafës në vende të tjera e jo në Zllash. Sa u përket kundërshtimeve lidhur me konstatimet faktike të trupit gjykues, Apeli konstaton se trupi gjykues nuk gaboi në konstatimet faktike lidhur me alibinë e Mustafës. Bazuar në këtë, Apeli rrëzon kundërshtimet e Mustafës lidhur me alibinë.

Vrasja e paligjshme: Z.Mustafa kundërshtoi konstatimet lidhur me veprimin e fajshëm dhe synimin kriminal të krimit të luftës të vrasjes së paligjshme sipas nenit 14 të ligjit, mbi të cilat u bazua trupi gjykues për pikën 4 të aktakuzës për vrasjen e paligjshme. Sa u takon kundërshtimeve faktike të Mustafës për shkakësinë e vrasjes së paligjshme, Paneli rikujton se trupi gjykues nuk mund të veçonte asnjë shkak faktik për vdekjen e viktimës. Trupi gjykues konstatoi se vdekja ishte pasojë e kombinimit të keqtrajtimit të rëndë të shkaktuar nga anëtarët e BIA-s që e mbajtën të ndaluar duke i shkaktuar lëndime të rënda, refuzimit të ndihmës mjekësore që e mbajtën të ndaluar dhe plagë nga armë zjarri. Sa i përket shkakësisë juridike, paneli kosntaton se trupi gjykues zbatoi saktë standardin e kontributit të konsiderushëm që është përcaktuar në jurispodencën e gjykatave ndërkombëtare. Trupi gjykues konstatoi se keqtrajtimi i rëndë dhe refuzimi i ndihmës mjekësore u atribua vetëm Mustafës dhe BIA-s, dhe ato ishin shkaqe të mjaftueshme për vdekjen e viktimës. Për vrimat e plumbit trupi gjykues konstatoi se ekzistonte dyshimi nëse plumbat mund të jenë të trupave serbe apo Mustafës. Duke marrë parasysh këtë paqartësi, tupi gjykues me të drejtë zbatoi skenarin më të favorshëm për Mustafën që forcat serbe shtinë në vrasjen e paligjshme. Paneli i Apelit konstaton se trupi gjykues duhet të kishte vlerësuar nëse të shtënat që u supozuan që erdhën nga forcat serbe përbënin ndërhyrje të palës së tretë që ndërpret zinxhirin e shkakësisë së viktimës së paligjshme. Paneli fitoi njohuri lidhur me parimin ndërhyrës i cili përshkruan pasojat e ndërhyrjeve të palëve të treta mbi shkakësinë juridike. Paneli arrin në përfundimin se një novus actus i tillë është vetëm nëse ndërpret zinxhirin e shkakësisë. Paneli gjykon se megjithëse se nuk shqyrtoi parimin e lartëcekur, ai e bëri këtë në mënyrë të nënkuptuar dhe nuk gaboi lidhur me këtë, sepse për Apelin konstatimet e trupit gjykues mbështesin se të shtënat nga forcat serbe nuk përbëjnë ndërprejen e zinxhirit shkakësor të sjelljes së Mustafës. Apeli rrëzon argumentin se vdekja për shkak të keqjtraimit mund të mos përbëjë vrasje të paligjshme. Vdekja mund të ndodh si rezultat i një veprimi ose mosveprimi. Keqtrajtimi dhe refuzimi i ndihmës mjekësore nuk dallojnë. Apeli rrëzon pretendimin se duhej bërë konstatim lidhur me kohën e vrasjes së paligjshme. Lidhur me shfarosjen dhe ekzaminimit post-mortum Apeli konstaton se Mustafa nuk e ngriti këtë pikë gjatë gjykimit dhe ka humbur të drejtën për ta kundërshtuar në Apel. Paneli i Apelit e rrëzon këtë argument.

Mustafa nuk ka arritur të provojë se viktima e vrasjes së paligjshme nuk qe në gjendje të qëndrojë në këmbë kur u pa nga të ndaluarit e tjerë. Nuk ka arritur të provojë mangësi në provat që u mbështet trupi gjykues. Mustafa shpërfilli referencat për provat në aktgjykim se viktima e vrasjes së paligjshme vdiq nga keqtrajtimi dhe refuzimi i ndihmës nga anëtarët e BIA-s. Në përfundim Paneli konstaton se Mustafa nuk ka arritur të provojë se trupi gjykues bëri gabim juridik ose faktik që sjellja e tij bënte me faj vrasjen e paligjshme.

Përkundër se trupi gjykues mund të kishte shprehur më qartë synimin e Mustafës, sipas Panelit konstatimi ishte që z.Mustafa kishte synim të drejtpërdrejt për vrasje të paligjshme. Sa i përket argumentit se trupi gjykues zbatoi standardin e gabuar të synimit kriminal, trupi gjykues konstaton se synimi kriminal është i njëjtë pavarësisht nëse është kryer me veprim ose mosveprim. Paneli vëren se trupi gjykues nuk bëri kosntatim se Mustafa kishte dijeni për gjendjen e viktimës, por dijenia dhe synimi logjikisht mund të deduktohen nga faktet dhe rrethanat që trupi gjykues ka bërë konstatim. Mos-lirimi i viktimës ishte i barabartë me vrasjen e tij, bazuar në vendimin e Apelit, paneli konstaton se Mustafa nuk ka arritur të provojë gabim për vrasjen e paligjshme dhe për këtë arsye rrëzon pikën 5 të Apelit.

Mustafa kundërshtoi krimin e torturës dhe argumentoi që ishte gabuar shpallja fajtor për torturimin e gjashtë personave, pavarësisht se u konstatua që ai mori pjesë vetëm në torturimin e 2 personave. Paneli konstaton se z.Mustafa e keqinterpreton aktgjykimin dhe shpërfill faktin se dëshmitarët kanë treguar për keqtrajtimin nga të tjerët përfshirë praninë e tij. Ai shpërfill faktin që keqtrajtimi fizik ishte e vetmja formë torture. Ata ishin keqtrajtuar edhe psikologjikisht dhe ishin mbajtur në kushte çnjerëzore. Paneli rrëzon argumentet e z.Mustafa. Paneli i Apelit konstaton se përfundimi i trupit gjykues për keqtrajtim ishte vërtetuar, mbështetet nga dëshmitë e një numri dëshmitarësh. Paneli konstaton se z.Mustafa nuk ka arritur të provojë gabim sa i përket verdikit të fajësisë për krimin e torturës. Në përfundim rrëzon kundërshtimet e z.Mustafa ndaj konstatimeve të trupit gjykues.

Paneli i Apelit konsntaton se z.Mustafa nuk ka arritur të vërtetojë lidhur me bazën juridike të krimit të luftës të ndalimit arbitrar dhe rrëzon kundërshtimet e tij ndaj trupit gjykues. Trupi gjykues nuk e konsideroi mungesën e rrethanave lehtësuese si faktor rëndues, dhe as nuk e përdori peshën e krimit si rrethanë rënduese. Paneli i Apelit nuk konstaton gabim në faktin se trupi gjykues refuzoi të jepte peshë rrethanave personale të tij. Apeli rrëzon argumentin se nuk do të kishte mundur t’i paraqiste rrethanat personale në gjykim, sepse atij iu dhanë mundësi ta bënte këtë.

Paneli i Apelit konstaton se analiza e trupit gjykues për legjislacionin shtetëror është e pamjaftueshme. Për këtë qëllim dhe lidhur me argumentin se dënimi është i lartë, Apeli ka analizuar jurisprudencën e ligjit të Kosovës, dhe dënimet atje. Dënimet nuk mund të zhvendosen lehtë nga një çështje në tjetrën. Paneli i Apelit konstaton se në rastet e Tribunalit të Hagës dhe gjykatat e Kosovës për krime lufte të krahasuar me rastin e Mustafës, dënimet e dhëna ishin më të shkurtra, ndonëse plotësisht i vetëdijshëm për diskrecionin, paneli konstaton se mospërputhja midis dënimit të z.Mustafa dhe dënimeve që analizoi paneli, tregon se trupi gjykues i tejkaloi kufinjtë e diskrecionit në këtë rast. Paneli i Apelit gjykon se duke dhënë z.Mustafa dënim jashtë proporcionit të arsyeshëm kohor me një varg dënimesh të ngjashme trupi gjykues ka kryer gabim të dallueshëm. Paneli i Apelit rrjedhimisht e gjykon të përshtatshme që dënimet individuale t’i ulë në dënime si vijon:

8 vjet burg për pikën 1 për ndalim arbitrar. 20 vjet për burgim për pikën 3 për torturë dhe së treti 22 për pikën 4 të aktakuzës për vrasjen e paligjshme. Në përputhje me këtë Paneli duhet të përcaktojë në bazë të rregullës 163 duhet të pasqyrojë një dënim të njëhësuar. Në lidhje me këtë paneli gjykon se një dënim i njehsuar me 22 vjet burgim duke llogarit kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të Mustafës.

Nuk është aktgjykim kundër UÇK-së dhe as kundër popullit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *