Shaban Murseli tregon se çka bisedoi me Naimin në burg dhe se çka i kan bërë policia
Naim Murseli, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Liridona Ademaj, nënën e dy fëmijëve , është aknuar se policia e ka rrahur pas arrestimit.
Kështu ka deklaruar babai i tij Shaban Murseli, i cili është takuar me djalin e tij në ambientet e burgut ku ai po mbahet.
Më te ai tregoi se Naimi i kishte thënë se “ka dëshmi, fakte dhe video” të forta, por se për çfarë, nuk dihet.
“Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dmth është krejt një pistë tjetër”.