Policia thyen derën dhe liron të miturën që dyshohet se u dhunua në një banesë në Kaçanik, arrestohet një person
Një e mitur dyshohet se është dhunuar në Kaçanik, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e mitura ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë, e për pasojë policia ka intervenuar duke thyer derën e objektit dhe viktima është liruar.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Kaçanik 09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./gazetametro.net