LAJMI I FUNDIT! Serbët provokojnë rëndë nga Shtërpca, vendosin një kryq të madhë me katër C
Një situatë e radhës provokuese është krijuar nga qytetarët e komunitetit serb në fshatin Sevcë të Komunës së Shtërpcës.
Një grup qytetarësh të atij komuniteti kanë vendosur kryqin me katër C-ja në përmAsa të mëdha diku në fshatin Sevcë.
“Vetëm bashkimi shpëton serbët” është kuptimi i atij simboli nacionalist që është vendosur gjatë ditës së martë.
Përveç kryqit, atje pranë është vendosur edhe flamuri serb.
Ky akt ka shkaktuar shqetësim, pasi është vazhdim i provokimeve që serbët bëjnë në vendin tonë.
Pikërisht ky flamur dhe ky simbol është kërkuar nga serbët që të valojë në objektet e komunave veriore, ndërkohë që është kërkuar heqja e flamurit të shtetit të Kosovës.