Musliu nuk pranon dhuratën e Kurtit: I la pa proteza invalidët e UÇK-së

0

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu nuk e ka pranuar dhuratën e kryeministrit Albin Kurti për fundvit, duke thënë se rolin e kryeministrit e ka shndërruar në babadimër dhe që sipas saj për një vit ka tentuar të poshtëroj e denigroj deputetët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga një dhuratë për fundvit.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një videoje të postuar.

Në këtë video, Musliu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është shndërruar në një babadimër dhe siç është shprehur ajo për një vit rresht është tallur me deputetët.

“Kurti ka dashur të ëmbëlsoi deputetët me nga një çokollatë dhe nga një zarf urimi për fundvit. Albin Kurti i cili rolin e kryeministrit e ka shndërruar në babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tentoj të poshtëroj e denigroj deputetet, paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhuroj dhurata për vitin e ri”, ka thënë Musliu.

Video ne linkun me poshte

https://www.facebook.com/watch/?v=279732708015096

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *