Berisha thirrje degëve të PD: Mobilizoni anëtarësinë. O sot, o kurrë për veprim

0

Pas përfundimit të seancës parlamentare që i hoqi imunitetin, Sali Berisha iu bashkua turmës që protestonte jashtë Kuvendit.

Ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje degëve të PD-së që të mobilizojnë me të gjitha mundësitë anëtarësinë. Ai u shpreh se tashmë është koha për veprim për ata që duan të ngrihen.

Është koha të mobilizoheni më të gjithë mundësitë dhe forcën anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, simpatizantët tanë. Është koha të bëhemi zëdhënës të atyre që duan të ngrihen o sot o kurrë për veprim. Është koha të jemi në krye të atyre, në krye të guximtarëve. Është koha të jemi në krye të guximtarëve për ti udhëhequr ata drejt fitores”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se opozita do ta vijojë betejën e saj.

“Ju garantoj se siç dështoi regjimi i krimit të mposhtë opozitën më 9 Shtator, do të dështojë sot shumë më me turp. Fitorja jonë është e sigurt”, tha ai./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *