Sadri Ramabaja: Serbia do ta “sulmojë” Kosovën në mes të janarit

0

Fitorja e shumëdiskutuar e presidentit Vuçiç në Serbi, ka pasur reagime të forta nga ndërkombëtarët ndaj tij. Kjo sepse rizgjedhja e tij, pritet të ketë ndikim në rajon. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Now, Sadri Ramabaja, ekspert sigurie në Kosovë, ka bërë dhe një deklaratë të fortë në lidhje me një sulm të mundshëm të Serbisë në Kosovë.

Sipas tij, tekinika e Vuçiç është të krijojë “botën serbe”, që nënkupton rikthimin drejt perëndimit, kryesisht drejt Bosnje-Hercegovinës dhe pushtimin e Malit të Zi për dalje në detin Adriatik.

I pyetur për sigurinë e Kosovës, nisur nga  lëvizjet e fundit të KFOR-it, eksperti u shpreh kështu: “Tashmë diplomacia perëndimore e ka kuptuar qartë se “de-facto” Kosova, prej 24 shtatorit është në gjendje lufte. Rikthimi i aksioneve ushtarake të së njëjtës natyrë, ndoshta edhe paksa më masive, është krejtësisht i mundshëm. Unë madje pres që një gjë e tillë të ndodhë në pjesën e dytë të janarit.”

Në vazhdim të kësaj, eksperti i sigurisë, i qëndroi mendimit se nisur nga qëndrimet e Vuçiç në daljet e tij publike, si dhe nga ‘logjika e luftës’ që po ndjek Serbia, rreziku se konflikti mes dy shteteve mund të agravojë, është tepër i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *