Largohen edhe gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok, po monitoronin hapësirat publike nga serbia

0

Policia e Kosovës, sot ka larguar gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Ai ka deklaruar se vetëm Policia e Kosovës ka autoritet për monitorimin e hapësirave publike me kamera.

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veç Policia e Kosovës”, ka deklaruar Elshani.

Tutje, ai shtoi se këtë vit në Mitrovicën e Veriut janë larguar 38 kamera ilegale.

“Ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë larguar 38 kamera poashtu”, ka thënë Elshani./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *