Alarmi nga Albin Kurti/ Vjen paralajmërimi për Milan Radoiçiq – ja skenari serb

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, edhe njëherë ka paralajmëruar se krimineli dhe terroristi serb, Milan Radoiçiq po bën plane për sulme të tjera në Kosovë.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq. Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile””, ka thënë ndër tjerash Kurti.

“Milan Radoiçiq është shumë aktiv. Ai e ka bërë me dije se pas sekuestrimit të vilës në bregun e Ujmanit do të hakmerrej kundër kujtdo në Kosovë, edhe kundër Albin Kurtit. Por në fakt ky kërcënim paralajmërues nuk ishte për vilën e sekuestruar. Ishte maskë për justifikimin e akteve terroriste që ai do të zhvillonte ose do të zhvillojë kundër Kosovës në veri të Vendit e jo vetëm në veri. Për aktet e tij terroriste ai do të përdorë alibinë e vilës, sepse me këtë alibi shfajëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe institucionet e shërbimet sekrete të Beogradit. D.m.th kryen terror kundër policisë dhe institucioneve të Kosovës, ose kundër shqiptarëve ose serbëve që kanë pranuar këto institucione dhe do të thotë se “e bëra në shenjë hakmarrjeje për shkak se Albin Kurti më sekuestroi vilën”!”, shprehet Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas Bytyçit, prapa Radoiçiqit qëndrojnë të gjitha strukturat e shtetit serb.

“Për aktet terroriste ai bashkëpunon me të gjithë, me serbët e Beogradit, institucionet e shtetit e shërbimet sekrete të shtetit e të ushtrisë serb, me rusët dhe shërbimet sekrete të Moskës, me Dodik dhe shërbimin sekret ilegal të Republikës Srpska në Bosnjë-Hercegovinë. Bashkëpunon me kishën ortodokse të Serbisë e të Malit të Zi, si dhe me eksponentë të politikës malazeze e shqiptare në Kosovë, Tiranë e gjetkë. Dëgjoni, drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk janë ashtu si hiqen në ekranet televizive, të qeshur, të ngrohtë, të përzemërt. Provojeni dhe kërkoni me ta një takim qoftë dhe biseda për interes të Kosovës. Nuk do të të presin. Do të thonë, nuk kemi kohë. “Uaaaaa” Nuk kam fjetë asnjë minutë gjatë gjithë javës! Aq shumë punë kam pasë”! Hiqen si punëmëdhenj”, thekson profesor Bytyçi.

Më tej, ai thotë se Milan Radoiçiqin e kanë prit me radhë e me zemër të ngrohtë një pjesë e madhe e politikanëve të Prishtinës.

“Prandaj mos besoni se ai nuk ka miq me të cilët lidhet në Kosovë e ndoshta edhe në Shqipëri. Po të gërmohet, siç gërmonte Tarja, pra personazhi i Kadri Roshit, mund të dalë se Radojeçiq të ketë biznese në Durrës, Elbasan, apo në Tiranë. Ai për dy dekada futi rrënjë të thella jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë e në Shqipëri, sidomos dekadën e fundit”, nënvizon Bytyçi.

“Prandaj unë mendoj se nuk është me rëndësi të dihet se Radoiçiq bashkëpunon me Vulin dhe shërbimin sekret të BIA-s në Serbi. As se ai takohet me presidentin Vuçiq e merr prej tij udhëzime të posaçme për të ushtruar terror në veri të Kosovës. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë nuk do kishte logjikë”, shton Bytyçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *