Kreu i partisë jashtëparlamentare serbe Sandulovic vizitoi varrezat e Jasharajve në Prekaz dhe e kërkoi falje para tyre
Politikani serb, Nikola Sandulovic, ka shkruar për vizitën e tij te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Sandulovic ka publikuar një video në X ku edhe është shprehur se është politikani i vetëm nga Serbia që ka nderuar familjen Jashari në Prekaz.
Ai tutje ka thënë se ka kërkuar falje edhe për vete por edhe në emër të serbëve që s’kanë kërkuar falje.
“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë.” – ka shkruar Sandulovic.
Sandulovic është kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, që ka refuzuar të jetë pjesëmarrëse në disa zgjedhje serbe që nga themelimi i saj.