Ejup Maqedonci: Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake gjatë vijës kufitare me Kosovën dhe ka vendosur 48 baza operative

0

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se vendi është në rrezik nga kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë, pasi kjo e fundit po mbështet grupet e armatosura paramilitare. Ai thotë se Serbia ka dislokuar tri brigada ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën ka vendosur 48 baza operative. 

Në një intervistë për Kosovapress ai deklaron se Bashkimi Evropian po heziton të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit.

Ministri Ejup Maqedonci  ka folur edhe për furnizimin me armatim dhe pajisje ajrore, duke paralajmëruar se  blerja e helikopterëve është paraparë edhe  në periudhën 2025-2028. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës po bëhet në përputhje me standardet e NATO-s.

Në aspektin e mbrojtjes, në aspektin e përgatitjes të fushës së mbrojtjes, ne me të vërtetë mund të them lirisht që jemi shumë afër NATO-s.

Mirëpo, dihet që vendimi për të qenë pjesë e NATO-s është vendim politik dhe që ndërlidhet me hezitimin e disa vendeve mos-njohëse të Republikës së Kosovës për të përkrahur këtë iniciativë, ka saktësuar, ministri Ejup Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *