Dodiku paralajmëroi shkëputjen e RS-së, ministri i Brendshëm: “Nëse ju e shpallni në ora 11:00 do arrestoheni në 11:01, provojeni”
Pasi lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik deklaroi sot se Republika Serbe së shpejti mund të shpallë shkëputjen, pati një reagim të ashpër nga Ministri Federal i Brendshëm i vendit, Rama Isak.
Dodik sot tha se Republika Serbe do të shpallë pavarësinë nëse përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, vendos Ligjin për pronën shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Milord, nëse Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt vendos Ligjin për pronën shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinë në orën 17:00, dhe ju shpallni pavarësinë në orën 11:00 – në ora 11:01 do të përfundoni prapa grilave. Jua garantoj këtë. Urdhëro”, ka thënë Isak, përcjellë Klix.ba.
Ai i kërkoi Dodikut të mos presë vendimin e Përfaqësuesit të Lartë.
“Bëhu i guximshëm dhe përpiqu, por nuk do të kesh sukses, ose ndalo së helmuari shoqërinë boshnjake dhe mbjelljen e frikës, urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës. Nuk do të shpallësh asgjë, Milorad. Vetëm unë mund të të shpalli. Dhe për këtë, fajtor. Fajtor për kryerjen e veprave të rënda penale të dënueshme sipas dispozitave të Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka deklaruar ministri Isak.