Skandal: Vrasësi i Liridonës dhe dy organizatorët u lejuan të komunikonin çdo ditë mes vete

0

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, burri i saj Naim Murseli që dyshohet si organizator dhe porositës i vrasjes, Granit Plava që dyshohet si ekzekutor dhe Kushtrim Kokalla i dyshuar për ndihmë ndaj dy të dyshuarve kanë pasur mundësi të flasin e shihen çdo ditë, ka mësuar Paparaci.

Ata janë vendosur në të njëjtën qendër paraburgimi ka mësuar Paparaci.com dhe gjatë kohës së shëtitjeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Paparaci.com merr vesh se ky skandal i Shërbimit Korrektues u ka mundësuar të dyshuarve të flasin për rastin, çka mund të ketë konsekuenca në trajtimin dhe hetimet mbi vrasjen e Liridona Ademajt.

Prokuroria e ka mësuar këtë tek pas rrahjes së Granit Plavës, rast për të cilin Paparaci.com ka raportuar ekskluzivisht.

Paparaci.com mëson se Prokuroria ka urdhëruar ndarjen e të dyshuarve në qendra të ndryshme të paraburgimit pas rrahjes së Granit Plavës nga të paraburgosurit e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *