Shpërndahen në burgje të ndryshme tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

0

Tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, janë transferuar në tri qendra korrektuese.

Kjo është konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se personat e dyshuar për vrasjen e të ndjerës L.A, janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë.

Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje. Po ashtu, njoftojmë se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *