Serbi i cili jeton në Prishtinë dhe që flet shqip tregon se si e kan pritur Shqiptarët dhe si i sheh ata
Tomisllav Perushiqi, serbi që ka studiuar gjuhën shqipe dhe punon si përkthyes në Kosovë, për lajmi.net ka folur për raportet me shqiptarët e Kosovës.
Ai ka thënë se shoqëria kosovare e ka pranuar mirë.
“Shoqëria kosovare ose shqiptarët, më kanë pranu shumë mirë kur jom ardhë me jetu në Kosovë. Që dy vjet jam këtu, punoj si përkthys. Mbaj mësime private në gjuhë shqipe dhe gjuhë serbe. Jetoj e punoj me shqiptarë”, ka thënë ai.
Perushiq ka thënë se ndodh të paragjykohet, kryesisht nga ata që nuk e njohin.
Ai thotë se ka bindje tjera prej shumicës në Serbi.
“Shoqeria kosovare nuk më paragjykojnë ata që më njohin. Ata para se me më njoft munen me pasë paragjykime në përgjithësi ndaj popullit serb, unë atë e kuptoj për shkak të luftës e konflikteve që kanë ndodh, përndryshe unë kam një qasje tjetër dhe bindje tjera, ndryshe prej shumicës në Serbi ose ndryshe prej asaj që folet nëpër media”, thotë Perushiq.
Tutje ai tregon se ka shoqëri gjithandej nëpër Kosovë
Kam prej Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakoë, Prizren…Prej Drenicës kam do shoqe edhe shokë që janë me prejardhje prej Drenicës. I njoh edhe do njerëz që jetojnë në Drenicë.
Videon mund ta shikoni ne linkun me poshte..
https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=659617269701627