Pas Osmanit edhe Kurti: Nuk e përjashtojmë një sulm tjetër nga Serbia
Kryeministri, Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.
Së fundi në një intervistë të dhënë për gjermanen Stern, ai u pyet për mundësitë e një konflikti të ri nga Serbia.
Stern.de: A është e mundur një luftë tjetër në Kosovë?
Kryeministri Kurti: Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon.
”Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.