Kërcënon mercenari serb nga Donbasi: Destinacioni i ardhshëm është Kosova
Një mercenar serb që po lufton në krah të Rusisë në luftën pushtuese në Ukrainë ka thënë se destinacioni i ardhshëm do të jetë Kosova.
Në një video të publikuar në Telegram, i njëjti dëgjohet duke iu drejtuar serbëve të Kosovës se “do t’i largojnë pushtuesit NATO nga Kosova”.
“Zoti i ruajt vëllezërit serbë. Po bëjmë deklaratë nga Donbasi, në kufirin e mbrojtjes së atdheut të dytë të nënës Rusi. Përfitoj nga rasti për të falënderuar të gjithë njerëzit që na mbështesin dhe dëshiroj të shpreh kënaqësinë time që jam këtu. Gjëja tjetër që dua të them se dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’u bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, me dëshirën e Zotit që të largojmë pushtuesit NATO nga Kosova. Destinacioni i radhës është Kosova. Kaq nga ne, Serbia”, ka thënë ai në videon e hedhur në Telegram.