“Ekspertat” si Spahiu e Ramabaja paralajmërojnë luftë: Hedhin dyshime te NATO

0

Në “Pressing” të T7, ndër tjerash po diskutohet edhe për zgjedhjet parlamentare në Serbi të cilat i fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka përdorur retorikë destruktive ndaj Kosovës.

Gjatë këtij diskutimi, analisti Nexhmedin Spahiu nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të ketë luftë.

Të njëjtin pohim e dha edhe analisti, Sadri Ramabaja, sipas të cilit ‘NATO nuk është ombrellë e garantuar”.

Ai ka përmendur shtimin e armatimit të Serbisë si një kërcënim për Kosovën.

“Kemi të bëjmë me një logjikë të luftës me Serbinë, ai armatim aq i madh që është sjellur në Serbi. Është fjala 100% më shumë e armatosur Serbia sot sesa nga koha kur ka dalë nga lufta. Vazhdimisht i kanë thirrur disa mijëra rezervistë. Ata munden t’i hynë një avanture sepse zgjerimin e tyre drejt perëndimin e kanë të garantuar përmes Republikës Srspka, ndërkaq një lloj pushtimi të butë të Malit të Zi, dhe këtu ne duhet t’i hapim sytë sepse NATO nuk është një ombrellë e garantuar, qind për qind sot”, ka thënë Rambaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *