Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që ia vodhën çantën me rreth 1 mijë € e dokumente punëtorit të “Go Plus”

0

Pas dy muajsh në arrati, Policia ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuarit për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në muajin nëntor, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë , ku kanë arritur të marrin një çantë nga një automjet i kompanisë “Go Plus”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit që kanë rënë të dielën në prangat e Policisë janë Ahmet Uka, 20-vjeçar dhe Avdurrahim Rrustemi, 34-vjeçar.

Dy të rinjtë u identifikuan dhe më pas u lokalizua vendndodhja e tyre, me ç’rast Policia arriti t’i prangos dhe t’i shoqërojë në stacion policor.

Uka dhe Rrustemi po dyshohen se më 11 nëntor të vitit të kaluar, kanë arritur që të vjedhin një çantë me rreth 1 mijë euro, kartela bankare e dokumente personale të një punëtori të kompanisë “Go Plus”.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi punëtori kishte dalë nga automjeti i kompanisë ëpr të kryer një punë, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për rastin dhe gjatë procesit janë zbuluar dy të dyshuarit.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera brenda afatit ligjor.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *