Çfarë thotë Haxhiu për Qeverinë Kurti?
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti, pasqyron me së miri dallimin dhe diskriminimin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës.
Ai në një postim në Facebook tha se sot emrat në Qeveri janë tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit.
Jugonostalgjikët e ri në Qeveri, vazhdojnë traditën e diskriminimit ndaj Drenicës.
Qeveria Kurti anashkalon Skenderajn nga investimet kapitale.
Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti 2, pasqyron me së miri dallimin dhe diskrimininin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës.
Sot emrat në Qeveri janë tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit.