BOOM! SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”
SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.
Për këtë ka njoftuar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton media serbe “Danas”.
Siç ka thënë Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin Amerikan, i cili do ta fillojë procedurën zyrtare.
Fashisti Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.
“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha Vuçiq, thuhet në komunikatë.
Vuçiq më herët ka shkruar në Instagram se ka pasur një bisedë të hapur me ambasadorin Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane.
“Ne diskutuam edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë M. dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për ngjarjet aktuale gjeopolitike. Konfirmuam përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.