BOOM! Qeveria Kurti ndanë edhe 40 milionë euro shtesë për FSK-në, ja sa u rrit buxheti për vitin 2024

0

Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 178-të me radhë.

Në këtë mbledhje janë marrë një sërsh vendimesh nga ana e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për ndarje të buxhetit shtesë për FSK-në.

Kurti tha se bëhet fjalë për 40 milionë euro.

Ai shtoi se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro.

“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s’’, është shprehur Kurti.

Po ashtu sot në mbledhje Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 4 milionë eurove për kompensim të dëmeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *