‘Beteja e Gërrnaçave me Policinë’ – Syla: Kjo tregon sa e respektojnë Kosovën, n’Gjermani rrinë pip

0

Valon Syla u përmbajt në reagimin e tij në fakt nga sa jemi mësuar ta shohim, por nuk e la pa ca batuta për incidentin mes disa mërgimtarëve dhe policëve të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Syla fillimisht e pa si një indikator të respektit që kanë këta individë për vet Kosovën që përputhen me nofkën përqeshëse që ua la, gërrnaça, pikërisht për shkak të shfaqjeve të tilla.

“I keni parë besoj pamjet virale te përleshjes se gërrnaçave me polici, sepse dojnë me hi pa rend… kjo tregon se sa në esencë e respektojnë Kosovën.”

Më pas i renditi batutat ilustruese e mjaft therëse.

“Por, si të dalin në Serbi, maspari ja nalin muzikës zanin, e tani rrinë pip, deri në Gjermani, a ku jetojnë nëpër Evropë… Ani tu e ngu këngën, niset ‘trimi’ për gyrbet”./gazetametro.net 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *