Xhamia në Prishtinë obligon nxënësit të shkruajnë ese “Si t’i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”

0

Xhamia Mati 1 në Prishtinë ka shpërndarë një postim skandaloz në rrjetet sociale. Në postimin e para një dite thuhet se kanë realizuar një aktivitet që nxënësit e kësaj xhamie të vënë në letër ide me temën “Si t’i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.

Në postimin e tyre, Xhamia Mati 1 e quajnë Vitin e Ri si “festë pagane”. Ata thonë se i obliguan nxënësit të sillnin “ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u’a bënë me X”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në xhaminë “Mati•1”, Prishtinë zhvilluam një aktivitet . Nxënësit kishin për obligim të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri””, thuhet në postimin e tyre.

“Ata sollën punimet e tyre në klasë dhe shpjeguan në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin tek prindërit e tyre të i bindin të mos festojnë një festë pagane. Sollën: ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u’a bënë me X”.

“Përveq kësaj, kam përgatitur një ligjëratë në PowerPoint ku kam ligjëruar rreth temës “Jo festimit të vitit te ri””, përfundon njoftimi i kësaj xhamie në kryeqytet. /Insajderi.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *