Policia kap pajisje ushtarake në autobusin me targa të huaja në Merdare

0

Sot Policia e Kosovës gjatë kontrollimit në bagazhin e një autobusi me targa të huaja në Merdare, ka hasur në disa pajisje të dyshuara ushtarake në valixhen e një pasagjeri.

Policia ka gjetur: 3 thika luftarake, 2 radiolidhje-motorola, një çantë ushtarake, një jelek taktik, një palë doreza, një helmetë taktike, 3 bateria, 2 këllëf për revole, një imtim i predhës, etj.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”.

“Pajisjet e lartcekura janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregulltë. Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftim.

“Prioritet i organeve kompetente të sigurisë mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë, si dhe garantimi i lëvizje së lirë për të gjithë njerëzit pa dallim”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *