Policia gjen edhe një sasi të madhe fishekësh në Banjskë, sekuestrohet edhe një flamur serb

0

Policia e Kosovës, gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se janë gjetur edhe 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm.

Deri më tani sipas Policisë nuk raportohet për të arrestuar dhe se rasti është nën hetime.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *