Polici goditet me veturë në Mitrovicë të Veriut, përdorë armën për vetëmbrojtje
Një polic është sulmuar në fshatin Suhadoll të Mitrovicës së Veriut sot në mesditë.
Në përpjekje për ta ndaluar të një veturë në të cilën dyshohej se kishte narkotikë, i dyshuari e ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë dhe veturën e policisë.
Kështu ka thënë për lajmi.net Veton Elshani, zv/drejtor i policisë për rajonin e veriut.
“Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Elshani.
Tutje ai ka shtuar se i dyshuari është në arrati.
“Kemi informacione për të dyshimtin dhe besojm se kemi të bëjm me rast me marihuanë”, ka deklaruar tutje Elshani.