Pamje ekskluzive, gjilanasit e kapin hajnin në flagrancë, ky është emri i tij
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në Gjilan.
Grabitësit e kanë vjedhur në një furrë arkën që grumbullonte para për nevojtarët, ku në të kishte qindra euro.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një prej grabitësve është Ardian Matoshi, 31 vjeçar.
Ai është kapur nga punëtorët dhe e kanë mobilizuar.
Burime të njëjta bëjnë me dije se Matoshi ishte përdorues i substancave narkotike.
Më pastaj i njëjti është arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, dhe është dërguar në stacionin policior në Gjilan./IndeksOnline.