Katër komunave në veri iu merren gati 12 milionë euro për t’ia paguar KOSTT’it një pjesë të borxhit për rrymën

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se energjia elektrike e shpenzuar është borxh dhe se borxhi duhet paguar, derisa foli për vendimin e qeverisë që do të merret buxheti i katër komunave në Veri dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT’it, transmeton Gazeta Metro.

“Energjia elektrike e shpenzuar është borxh, dhe borxhi duhet paguar. Andaj me vendimin që morëm sot në mbledhje të Qeverisë, do të merret buxheti i katër komunave në veri të vendit, dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it që është akumuluar nga devijimet deri më tani.”

Ai ka thënë se 11 milionë e 880 mijë e 246 euro do të merren nga Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veruit dhe dhe Zveçanit dhe do t’i transferohen KOSTT’it për ta paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar.

“Shuma totale prej 11,880,246.33 euro, përfshirë edhe mjetet e alokuara të Fondit Zhvillimor në Mirëbesim, merret nga katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe i transferohet KOSTT-it për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar”, ka shkruar Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *