Haradinaj: Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës, vetëm që ta ruaj pushtetin e tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se për gati tri vite, Qeveria Kurti nuk ka bërë thuajse asgjë në të mirë të vendit.
Haradinaj tha se nën drejtimin e Kurtit, Kosova është kthyer prapa në shumë aspekte.
Deklarimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti se mund të ketë sërish sulme në veri nga grupe të armatosura, Haradinaj i quajti të koordinuara me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“E shoh rrezikun në veri, por rreziku vjen nga strategjia e Kurtit”, tha Haradinaj.
Madje ai shkoi edhe më larg, duke thënë se Kurti është në gjendje me ia shti flakën Kosovës, vetëm që ta ruajë popullaritetin dhe pushtetin e tij.
“Kurti ka gjetë një rrugë tjetër, po dëshiron ta bëjë heroin e vonuar në dëm të sigurisë”, tha Haradinaj në një intervistë për Telegrafin.
Duke folur për Asociacionin, Haradinaj tha se do duhej Kosova ta propozonte një Draft – Statut, e tani sipas tij, dokumenti i Asociacionit quhet 1244, që i bie kthim para “Pakos së Ahtisaarit”.
Haradinaj, 2024-ën e quajti vit zgjedhor.
Ai po ashtu foli edhe për bashkëpunimin me opozitën, për ta larguar Kurtin prej pushtetit si dhe për Gjykatën Speciale.
Ndërkaq, sqaroi deklarimet e tij pse e konsideron kryeministrin Albin Kurti, si tradhtar.