Ejup Maqedonci: Kemi sisteme të armatimit që nuk gjenden në rajon dhe më gjerë

0

Shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në një ushtri të mirëfilltë do të përshpejtohet përgjatë vitit të ardhshëm. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci radhët e FSK-së do të shtohen me 600 rekrutë të rinj, ndërsa do të shtohen edhe pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë.

Plani është që në fund të vitit të ardhshëm FSK të numërojë 4 mijë anëtarë aktivë, ndërsa plani i zgjerimit të saj drejt tranzicionit të plotë si ushtri është në 5 mijë të tillë. Ndërkohë, ministri ka treguar se në këto dy vitet e fundit Kosova është pajisur edhe me armatime dhe mjete të tjera logjistike që forcuar sigurinë e saj. “Vazhdojmë të bëjmë blerje strategjike dhe operacionale.

Kemi sisteme antitank që janë blerë, sisteme të ndryshme të armatimit, për kundër ajror jemi në bashkëpunim dhe koordinim për blerjen e tyre. Të gjitha sistemet e armatimit janë sistemet e fundit të armatimit që prodhohen, janë modelet e fundit.

Kemi sisteme që nuk gjenden as në rajon dhe më gjerë”, tha ai. Po ashtu, ministri i Mbrojtjes ka theksuar se dronët Bayraktar të blerë së fundmi po vazhdojnë të testohen dhe trajnohet ekipi ushtarak që do të marrë në dorëzim përdorimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *