Javën e ardhshme do jetë dimër i vërtet në Kosovë, këto parashikohen të jenë temperaturat

0

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka paralajmëruar dimrin e vërtetë nga java e ardhshme, shkruan Gazeta Metro.

Në njoftimin e ASHNA-së bëhet e ditur se temperaturat do të shkojnë deri në -8 gradë Celsius.

Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve.

“Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellur edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C. Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve” thuhet në njoftimin e ASHNA-së. /gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *