Koci tregon se kur do të kthehet në Kosovë trupi i Faton Hajrizit

0

Avokati Arianit Koci, i cili është i autorizuar për të kryer procedurat e nevojshme që trupi i Faton Hajzirit të kthehet në Kosovë, ka ndarë detaje gjatë qëndrimit në Serbi.

“Shumë i guximshëm qenke, pasi ke ardhë këtu” citon Koci t’i ketë thënë oficeri serb, në stacionin e policisë në qendrën e qytetit.

“I fokusuar në bisedë me shefin e ndrrimit të stacionit policor, përnjëherë e vërejta që jam i rrethuar prej shumë policëve. Me sjellje të mira dhe profesionale, iu shpjegova rolin tim si avokat.
I dorëzova dokumentet e të vrarit nga policia, Faton Hajrizi. Askush nuk më tha që jam i arrestuar, por ishte e qartë: tani më nuk mund ta lëshoja stacionin e policisë, deri në urdhërin e rradhës.
E mbaja tempon e bisedës, duke e vëzhguar situatën rreth vetës, me “bisht të syrit”, thotë Koci.

Koci thotë se tani procedurat do t’i vazhdojë në Beograd. Ai thotë se çështja e kthimit të trupit të Faton Hajrizit ka marrë kahjen e vet, dhe i njëjti do të kthehet.

“Dje jam zgjuar në orën pesë të mëngjesit dhe kam udhëtuar për Beograd the Lloznicë. Tërë ditën në punë, takimin e fundit e kam përfunduar pas mesnatës. Sot, në orën gjashtë të mëngjesi, veç kam dalë prej hotelit në Beograd! Kafën e mëngjesit, po e përcjelli me shtypin ditor serb. Nacionalizëm, primitivizëm dhe folklorizëm patriotik.
Mediat po e helmojnë popullin në Serbi. Gjatë ditës, e pres thirrjen prej prokurorisë në Beograd. Çështja e kthimit të trupit të Fatonit, e ka marrë kahjen e vet. Do të kthehet.Vetëm është çështje kohe dhe procedurash!”, shkruan Koci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *