Çfarë do të ndodhë në Veri të premten, ky është paralajmërimi i serbëve
Serbët në veriun e Kosovës paralajmërojnë rikthimin e barrikadave në fund të kësaj jave, si shenjë reagimit pas aksionit të autoriteteve kosovare për të mbyllur 5 zyrat që shërbenin si struktura paralele.
I ashtuquajturi kryetar i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq deklaroi se të premten do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve kufitare në Kosovë, teksa shtoi se ato do të qëndrojnë aty deri sa të tërhiqet policia e Kosovës dhe institucionet t’u kthehen serbëve.
“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha Rojeviq, raporton A2.