Kjo është gjendja në veri pas hapjes së Postës së Kosovës në Mitrovicë, serbët me aksion
Po vazhdon pa ndonjë problem puna në zyrën e Postës së Kosovës, të hapur sot në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë Veriore.
Kështu njofton Petrit Fejza, shef i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, duke theksuar se çdo gjë është në rregull aty dhe se sheshi është gjatë tërë kohës nën kontroll policore.
Situatë e qetë vazhdon të jetë edhe mbi lumin Ibër, me këmbësorë që po kalojnë nga një anë e urës në tjetrën.
Disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë politike, Demokracia Serbe, kanë protestuar kundër hapjes së kësaj dege.