Zgjedhjet në shkurt, vjen edhe kandidati i parë për deputet: Ja kush është
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ka dekretuar 9 shkurtin e vitit 2025 si datë të zgjedhjeve parlamentare. Nga Komisioni Qendror Zgjedhor u bë e ditur se këto zgjedhje do të jenë me disa ndryshime në bazë të ligjit, ku s’do të ketë heshtje zgjedhore si dhe qytetarët kanë mundësi të votojnë 10 deputetë.
Po ashtu është bërë e ditur se deri më 11 dhjetor partitë politike duhet të dorëzojnë emrat e kandidatëve të tyre për deputet.
E kandidati i parë për deputet veçse është bërë publik.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Smajl Latifi i cili është kryetar i Komunës së Rahovecit do të jetë kandidat për deputet.