Paralajmëron Policia e Kosovës: Gjendja në veri është tensionuar për shkak të zgjedhjeve

“Situata në veri kemi situatë stabile edhe pse e tensionuar bukur shumë pas këtyre zgjedhjeve në Mitrovicë. Edhe sa i përket qytetarëve në veri janë mjaft të tensionuar se edhe nuk kanë shërbime të duhura të mundshme”, tha Qalaj.

Ai ka paralajmëruar ndryshime që do të ndodhin në disa stacione policore në atë pjesë.

“Policia dhe politika janë krejt të ndryshme, ne duhet të fokusohemi vetëm në çështje policore. Çështja e implikimeve që ka Brukseli është politike dhe jo gjithherë. Shumë shpejt ta kemi edhe prokurorinë e shtetit dhe mos të lejojmë që njerëzit të jenë të shqetësuar dhe t’ju garantojmë kushte. Por gjendja në veri është gjendje e tensionuar”, tha Qalaj.

Këto komente, Qalaj i bëri në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, ku ka raportuar së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!