Eskalon Ambasadori rus në Beograd, ja si e quan Kosovën

Ambasadori Rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko ka eskaluar me deklaratat e tij kundër shtetësisë së Kosovës, duke thënë se Kosova nuk është shtet, madje ditë më parë para mediave ka thënë se Amerika krijoi një ‘shtet të rremë’, shkruan Gazeta Metro.

Alexander Botsan-Kharchenko në rrjetin social Twiter ka shkruar se Kosova nuk është shtet, dhe sipas tij është pjesë e pandashme e Kosovës.

“Në lidhje me su,lmet e Prishtinës ndaj deklaratës së shtetësisë së rreme të Kosovës, unë e konsideroj të domosdoshme që të specifikohen. Kosova nuk është aspak shtet. Është një pjesë e pandashme e Serbisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, përkatësisht Rezolutën 1244. Pra, kjo është një deklaratë plotësisht e saktë”, ka shkruar ambasadoru rus në Serbi.

Ndërsa, kjo nuk është e vetmja deklaratë publike sk,andaloze e tij, pasi që i njëjeti ditë më parë para gazetarëve akuzoi Amerikën se ka kijuar një shtet të rremë, dhe dialogu Kosovë-Serbi duhet të presë dhe të ndërhyjë Bashkimi Europian.

Ambasadori nuk ka ngurruar të quajë Kosovën një ‘shtet të rremë dhe pjesë të Serbisë’, duke shtuar se nëse ka ndonjë marrëveshje, ajo duhet të bëhet me kompromis, përcjell Gazeta Metro.

“Kosova është pjesë e Serbisë. SHBA’të kanë ndërtuar një shtet të rremë, kur e mbështetën Kosovën për ta deklaruar shpalljen e pavarësisë së saj”, ka thënë ai.

Kujtojmë, që aktualisht, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur Kosovën, ndërsa Republika e Kosovës është pranuar edhe në disa oraganizata ndërkombëtare të cilat kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe për vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!