Ambasadori Britanik në Kosovë paralajmëron se koalicioni VV-LDK do të ndodhë shumë shpejt

Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abott, pas një takimi që pati me Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni mes kësaj partie dhe VV’së është çdo ditë e më afër, shkruan Gazeta Metro.

Këto deklarata, Abott i bëri pas përfundimit të takimit me Mustafën, ku tha se marrëveshaj do të arrihet shumë shpejt.

“Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër”  ka thënë ai për indeksonline.

Kujtojmë se dy partitë kanë filluar negociata intensive që prej shpalljes së rezultateve të 6 tetorit, sidoqoftë, koalicioni i mundshëm i tyre ‘u vonua’ pak.

Ndërsa, deri tash dihet se ato nuk po mund të merren vesh për një post, saktësisht atë të Presidentit./gazetametro.net

Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër,ka thënë ai për indeksonline.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!