Zyrtari i VV’së i uron Shpend Ahmetit azil në Amerikë, thotë se shpejt Prishtina shkon në zgjedhje

Një ditë pasi që zyrtari i VV-së, Salih Zyba e kërcënoi kreun e PSD-së Shpend Ahmetin, njejtë ka vepruar edhe një zyrtar tjetër i Vetëvendsojes, raporton Gazeta Express.

Arbër Vokrri, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, që është edhe asamblist në Komunën e Prishtinës ka shkruar në Facebook se me këto vota që ka marrë Shpend Ahmeti në kryeqytet i uron azil të qetë në Amerikë.

Tutje, i njejti ka shkruar se së shpejti në Prishtinë do të ketë zgjedhje të reja.

Fisinik Ismaili:Azil kam lypë në vitin 1991 në Angli, kur më pat përndjekë Millosheviqi. Jam kthye mbas 8 vjetësh me e luftue atë mut. Në 2003 jam kthye përfundimisht me jetue në Kosovë.

Arsyeja kryesore pse jam nda me gruen time dy vjet më vonë, e jam larg djemve të mi sot, ka qenë se ajo s’ka mujtë kurrqysh me u adaptue me jetën këtu. Unë me çykë të zorit e kam shtye, edhe e shtyej çdo ditë me një fjali të vetme: “M’ka qitë shkau një herë prej këtuhi, s’ka pi.dhnane shqiptari që m’qet prapë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!