Ramush Haradinaj: K.ërcënimin për ndarje të Kosovës ia atribuoj PDK-së

Në një konferencë për media, Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në e Kadri Veselit. Ai tha se nëse kanë qëndrime të njëjta për temat

I pyetur se a do të bashkëpunojë me PDK-në, Haradinaj tha se do të bashkëpunojë me ata që do të kenë interes mbrojtjen e temave nacionale.

“Do të bashkëpunojmë edhe me pozitën edhe me opozitën kur kanë qëndrim të njëjtë në tema. Pra nuk e lidhi me emër të partisë, a janë pozitë apo opozitë, kushdo që punon në interes të temave nacionale do të ketë përkrahjen tonë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se temën e ndarjes së Kosovës ia atribuon PDK-së, duke thënë se pengesa kryesore për këtë ka qenë vetë ai.

“Mund të kemi dallime në tema, sepse kemi pasur dallime në tema, unë ia atribuoj lidershipit të PDK-së kërcënimin me e nda Kosovën dhe mendoj se pengesa kryesore kam qenë unë edhe e kemi pagu çmimin që e kemi pagu, por nuk ua kemi leju me e nda Kosovën.

I kemi pengu në planet që kanë mujt me qenë të gabume, nëse kanë qëndrime të drejta në tema tjera çfarëdo natyre, pse jo”, tha Haradinaj.

“Mund të kemi dallime në tema, sepse kemi pasur dallime në tema, unë ia atribuoj lidershipit të PDK-së kërcënimin me e nda Kosovën dhe mendoj se pengesa kryesore kam qenë unë edhe e kemi pagu çmimin që e kemi pagu, por nuk ua kemi leju me e nda Kosovën. I kemi pengu në planet që kanë mujt me qenë të gabume, nëse kanë qëndrime të drejta në tema tjera çfarëdo natyre, pse jo”, tha Haradinaj. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!