Kajtazi: Ata që thonë se LDK-ja i ka fituar zgjedhjet, u ngjajnë serbëve

Fadil Kajtazi, njohësi i çështjeve të sigurisë dhe bashkëshorti i kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së, Lirije Kajtazi, ka deklaruar se LDK-ja nuk i ka fituar këto zgjedhje.

Ai përmes Facebook-ut ka shkruar se ata të cilët thonë se LDK-ja i ka fituar këto zgjedhje u ngjajnë serbëve të cilët kanë festuar humbjen në B.etejën e Kosovës.

“Ata që po thonë se LDK ka fituar këto zgjedhje, fatkeqësisht ngjajnë me serbët që festojnë B.etejen e humbur të Kosovës të vitit 1389”, ka shkruar Kajtazi.

Në zgjedhjet e së dielës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë partia e dytë pas Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 99,45% e vendvotimeve që janë numëruar nga KQZ-ja, LDK-ja në nivel vendi ka fituar 24,83% ose 196 mijë e 947 vota.

LDK-ja ka humbur edhe në Gjilan, komunë që qeveriset nga Lutfi Haziri i LDK-së.

Në këtë qytet Vetëvendosja ka dalë partia e parë me 39,75% të votave ose 17 mijë e 864 vota, ndërsa LDK-ja në vendin e dytë ka arritur të marrë 27,18% ose 12 mijë e 217 vota. /GazetaExpress/

Nga 99,45% e vendvotimeve që janë numëruar nga KQZ-ja, LDK-ja në nivel vendi ka fituar 24,83% ose 196 mijë e 947 vota.

LDK-ja ka humbur edhe në Gjilan, komunë që qeveriset nga Lutfi Haziri i LDK-së.

Në këtë qytet Vetëvendosja ka dalë partia e parë me 39,75% të votave ose 17 mijë e 864 vota, ndërsa LDK-ja në vendin e dytë ka arritur të marrë 27,18% ose 12 mijë e 217 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!