Gazeta amerikane: Merkel e vetme ndali përpjekjet e Thaçit për shkëmbim të territoreve

Mediumi i madh amerikan me bazë në New York “Bloomberg” në një shkrim të gjatë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, ka ndarë detaje interesante për përpjekjet e dy superfuqive, SHBA’së dhe Rusisë, që të vazhdojnë ndikimin në këtë rajon. SHBA’ja përmes Kosovës, ndërkohë Rusia përmes Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Në këtë shkrim gjithashtu përmenden edhe problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe ndërlidhjen që zhvillime të tilla kanë me dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem ky që po vazhdon ta mbaj të trazuar Ballkanin.

Siç shkruan ‘Bloobmerg’, problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian, siç është përpjekja e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e retorikës kundër emigrimit nga disa shtetet si Hungaria, Polonia dhe Italia.

Kjo situatë sipas mediumit amerikan ka hutuar institucionet e sapo instaluara të BE’së, duke rritur në të njëjtën kohë rrezikun që problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbres poshtë në listën e agjendave të Evropës.

“Kjo nuk iu lë rrugë tjetër Kosovës dhe Serbisë, përveç se të shpresojnë tek SHBA’ja dhe Rusia”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë përmendet edhe përfshirja e Gjermanisë, konkretisht kancelares, Angela Merkel në këto bisedime.

Gazeta me bazë në New York thotë se Merkel ka qenë një prej liderëve që është treguar e kujdesshme me idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve, duke ngadalësuar kështu në mënyrë efektive diskutime të tilla.

“Shqetësimi i saj, ndryshe nga të tjerët, është se një ide e tillë do të rihapte plagët e l.uftës, dhe jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe fqinjë të tjerë me probleme të ndjeshme të kufijve, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, thuhet në këtë shkrim të Bloomberg, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!