Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se biletat për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit do të dalin në shitje sot pasdite.

Kosova e pret Gjibraltarin në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë më 10 tetor, ndërsa biletat për ta parë këtë ndeshje nga tribunat mund t’i blini online.

Biletat dalin në shitje në orën 17:00 dhe ato do të kushtojnë nga 5 euro deri në 80 euro për copë.

Kombëtarja dardane do të jetë e lirë në rrethin e gjashtë të Grupit A kualifikues për EURO 2020, prandaj i duhet ta zhvillojë një ndeshje miqësore.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë si vijon:

Veri dhe Jug 5 euro

Lindje 10 dhe 15 euro

Perëndim 15 euro dhe 20 euro

VIP 80 euro

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar, këto janë çmimet

Kosova e pret Gjibraltarin në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë më 10 tetor, ndërsa biletat për ta parë këtë ndeshje nga tribunat mund t’i blini online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!