Isa Mustafa e ka pranuar se ka mundur të jetë dikush tjetër në krye të LDK’së

Isa Mustafa e ka pranuar se kishte dallime të mëdha se kush do të bëhej Shef i LDK’së. Prandaj, ka thënë se pranoi të bëhet Kryetar i Parisë së Rugovës për t’i eliminuar dallimet që ishin brenda LDK’së. Ka thënë se tash të bashkuar do të dalin fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Isa Mustafa e ka pranuar se ka mundur të jetë dikush tjetër në krye të LDK’së. Ka thënë se ka pasur njerëz të mrekullueshëm në Kuvendin e IX zgjedhor.

Por, e ka pranuar se emri i tij u votua për Kryetar të LDK’së për t’i bashkuar të gjithë.

Për herë të parë, Kryetari i konfirmuar i LDK’së, ka thënë se kishte dallime se kush do të ishte pasardhës i tij.

“Kuvendi ynë unifikoi diversittin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashkë, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashkë, s’ka kush që na del para!”, ka thënë Mustafa, një ditë pasi mori mandatin katërvjeçar të Kryetarit të LDK”së.

E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm. Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!