Mustafa afron partinë përmes Këshillit të Përgjithshëm, fut në listë deputeten Osmani, Gecët e familjen Rugova

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në disa takime radhazi në prag të Kuvendit të IX-të zgjedhor kishte bërë përpjekje për të gjetur një kandidat për kryetar që do të ishte unifikues për të gjithë partinë.

Ndërkohë pas takimit të fundit të Kryesisë së LDK’së të mbajtur dje, partia ishte pajtuar që Isa Mustafa ta drejtonte LDK’në edhe për një mandat, për të ruajtur unitetin dhe për të mos lejuar ndonjë përçarje eventuale që mund të rridhte si pasojë e rivalitetit të brendshëm në  LDK.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar Isa Mustafa sot u rizgjodh me aklamacion edhe për një mandat në krye të LDK’së, kjo pasi që Fatmir Sejdiu nuk ka arritur të marr  votat e mjaftueshme për aprovimin e kandidaturës së tij për kryetar të LDK’së.

E se unifikimi ka qenë një prej synimeve kryesore të kësaj Konvente e tregon edhe fakti që në Këshillin Përgjithshëm, Isa Mustafa, bashkë me grupin punues kanë vendosur të rikthejnë figura të cilat identifikohen me LDK’në, por që për një arsye apo tjetër nuk gjendeshin në listën e Këshillit  Drejtues të partisë.

Bëhet fjalë për deputeten më të votuar të LDK’së, Vjosa Osmanin, e cila sot është renditur e 5-ta në listën e Këshillit Drejtues.

Gjithashtu në këtë listë Mustafa ka vendosur që të fus edhe Ukë Rugovën, si përfaqësues e i familjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Përveç Ukës, në listë të Këshillit është futur edhe Adnan Merovci, njeriu që ka rrugëtuar bashkë me Ibrahim Rugovën.

Në Këshill Drejtues është futur edhe një përfaqësues i familjes Geci. Këtë e ka bërë të ditur vetë Gani Geci duke treguar se vëllai i tij Fadil Geci, është futur në Këshill Drejtues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!