Veseli, Haradinaj, Limaj e Ahmeti s’e urojnë Isa Mustafën

Veç Behgjet Pacolli e ka uruar Isa Mustafën pas rikonfimimit si lider i LDK’së. Kanë heshtur liderët e partive tjera. Asnjë fjalë s’e kanë thënë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj s’e kanë thënë asnjë fjalë pas rikonfirimit të Isa Mustafës si lideri i LDK’së edhe për katër vite tjera.

Kryetari i PDK’së, shefi i AAK’së, lideri i NISMA’s e udhëheqësi i PSD’së s’e kanë uruar fare Mustafën, i cili mori mandatin e tretë në krye të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Sidoqoftë, Shefi i LDK’së, në fjalimin e parë që mbajti, tha se s’do të ketë koalicion me Partinë e Kadri Veselit.

Madje, tha se javën e ardhshme do të shpërndahet Parlamenti i Kosovës. Tha se e ka autorizuar Avdullah Hotin të merret me këtë punë.

Aktualisht, Kosova s’ka Qeveri. Kryeministri ka dhënë dorëheqje. Është paralajmëruar se të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në opozitë ndërsa ka numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës. Ka numrin më të madh të komunave nën udhëheqje. Ndërsa, në secilin sondazh del e para.

Vitin e fundit, Mustafa është përballur me probleme shëndetësore, për çka po e vazhdon ende trajtimin në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!