Bekë Berisha: Kam qejf ta shoh Albinin në qeveri, që ta gj,uaj vazhdimisht me vezë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka dhënë një deklaratë interesante, në natën e së mërkurës.

Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nuk do të mërzitej nëse Lëvizja Vetëvendosje do të bëhej pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.

Berisha ka thënë se ka qejf ta shohë kreun e VV’së, Albin Kurti, në qeveri. Për këtë, ka dhënë edhe një arsye.

Ka deklaruar se nëse Kurti do të hynte në qeveri, ai, si deputet, vazhdimisht do ta gj,uante me vezë në Kuvendin e Kosovës.

“Kisha pas qef me pa Albin Kurtin në qeveri, e unë mos me ia nda t’u e gj,ujtë me vo”, është shprehur ai në T7. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!